Policia e Shtetit [Shqipërisë] jep detaje për ekstradimin e dy kosovarëve nga Interpol Tirana

Policia e Shtettit [Shqipërisë] ka njoftuar se Interpol Tirana ka ekstraduar 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia, ndërsa katër të tjerët janë ekstraduar në Itali dhe në Kosovë

Fotografia nga video e publikuar në rrjetin social "Facebook|" nga Policia e Shtetit, Shqiperi

Policia e Shtetit ka njoftuar se Interpol Tirana ka ekstraduar 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

Sipas Policisë së Shtetit [Shqipërisë], dy prej tyre janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia, ndërsa katër të tjerët janë ekstraduar në Itali dhe në Kosovë.

Riad Sopjani është kosovari që shpallur në kërkim nga ILECU, Kosovë, për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, si dhe ka tre urdhra ndalimi të lëshuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ky shtetas është arrestuar në Durrës, në muajin nëntor 2021, gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”.

Ndërsa kosovari tjetër, me iniciale B.S., 45 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga ILECU, pasi më datë 16.08.2022 ka vjedhur automjetin e një institucioni shtetëror në Prishtinë dhe ka tentuar ta trafikojë në Shqipëri, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë-Morinë.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika