Policia e trafikut në Prizren ka shqiptuar mbi një mijë gjoba për kundërvajtje të ndryshme
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren janë shqiptuar 1410 gjoba trafiku për 11 ditë. “Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor Prizren ka pas një aktivitet të shtuar me qëllim të parandalimit të kundërvajtjeve në trafik, aktivitetet janë kryer në kuadër të Planit Operative ‘Tejkalimet e shpejtësisë dhe tejkalimet e palejuara’ thuhet në njoftimin e […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren janë shqiptuar 1410 gjoba trafiku për 11 ditë.
“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor Prizren ka pas një aktivitet të shtuar me qëllim të parandalimit të kundërvajtjeve në trafik, aktivitetet janë kryer në kuadër të Planit Operative ‘Tejkalimet e shpejtësisë dhe tejkalimet e palejuara’ thuhet në njoftimin e Policisë.
Nga data 09 shkurt deri me 20 shkurt 2023 nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prizren, janë shqiptuar gjithsej: “1410 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, prej tyre sipas PO “Tejkalimet e shpejtësisë dhe tejkalimet e palejuara” tiketa të shënuara: 594 gjoba”.















