Policia e Vuçiqit arreston dhunshëm edhe disa persona, protestuesit “bllokojnë” stacionin policor
Polica serbe po vazhdon të rrijë gatitun dhe nën urdhrat e presdientit Aleksandar Vuçiqit. Ata arrestua disa persona teksa ishin duke qëndruar pranë Fakultetit të Arteve Dramatike (FDU). Bëhet fjalë për disa studentë, një asistent, një punonjës të fakultetit dhe dy banorë lokalë. Por kjo nuk bëri që të zmbrapsen protestuesit e të harrojnë që […]
Polica serbe po vazhdon të rrijë gatitun dhe nën urdhrat e presdientit Aleksandar Vuçiqit. Ata arrestua disa persona teksa ishin duke qëndruar pranë Fakultetit të Arteve Dramatike (FDU). Bëhet fjalë për disa studentë, një asistent, një punonjës të fakultetit dhe dy banorë lokalë.
Por kjo nuk bëri që të zmbrapsen protestuesit e të harrojnë që kauza e tyre, është largimi i Vuçiqit. Ata po protestojnë edhe përpara stacionit policor te “Beogradi i ri”.
Pamje nga arrestimi janë publikuar në rrjetet sociale, ku qartë shihen veprimet e policisë.
Hapšenje studenata FDU-a ispred Fakulteta dramskih umetnosti!!! Na livadi. #svinaulice pic.twitter.com/3jKhzuuEpL
— FDU u blokadi (@sviublokade_fdu) July 4, 2025
Nga këto veprime kuptohet qartë zbatimi i urdhrit të regjimit të Vuçiqit.
Pra, “Do të arrestoheni të gjithë”, nuk po mbetët vetëm kërcënim por një e vërtetë e frikshme me të cilën po përballen studentët por edhe kundërshtarët e regjimit autoritar që shpeshherë po krahasohet me të “Kapasit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviqit, por edhe me Hitlerin.
Dhunën brutale e ushtruar nga xhandarmëria serbe e ka komentuar gjatë ditës edhe Agim Musliu nga “Octopus”, teksa thotë se në Serbi nuk ka më institucione të pavarura.
Ndërsa, ditë më parë avokati serb Çedomir Stojkoviq gjerë e gjatë ka dhënë arsyet se pse policia serbe nuk është më forcë legjitime, por formacion okupues.















