Policia fillon me zbatimin e projektit “Patrullimi Inteligjent” në Gjilan

Të hënën, Policia e Kosovës në Gjilan ka filluar zbatimin e projektit me pajisje inteligjente "Patrullimi Inteligjent" me qëllim të ngritjes së kapaciteteve operative që synojnë rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor

Pajisjet inteligjente të Policisë së Kosovës





Të hënën e 29 gushtit, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan ka filluar me zbatimin e projektit “Patrullimi Inteligjent’’, përmes automjeteve policore me pajisje inteligjente, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve operative që synojnë rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Sipas njoftimit të Policisë, këto automjete janë të pajisura me senzorë e radarë, të cilat gjatë lëvizjes së veturës monitorojnë rrugën, identifikojnë kundërvajtësit, duke bërë matjen e shpejtësisë se mjeteve në lëvizje në këndin 360 shkallë dhe kanë mundësinë për detektimin e tejkalimit në vijë të plotë.

Po ashtu mundësojnë detektimin e përdorimit të telefonit, dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacionin rrugor, duke dërguar të dhëna në kohë reale në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës.

“Në ekranin e vendosur brenda veturës, zyrtarët policorë mund të shohin veturat që janë në rrugë se me çfarë shpejtësie po lëvizin, do të kenë informacione edhe për targat e veturës së detektuar e detaje të tjera që e bëjnë më të lehtë identifikimin e kundërvajtësve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu nëpërmjet këtyre pajisjeve bëhet leximi i targave dhe identifikimi i mjeteve të paregjistruara, targave të vjedhura dhe identifikimi i personave në automjetet në lëvizje të cilët janë të kërkuara nga organet drejtësisë.

“Qëllimi i Policisë së Kosovës nuk është gjobitja e ngasësve të veturave, por parandalimi i aksidenteve të trafikut”, thuhet tutje.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika