Policia gjen 1 kilogramë marihuanë në bagazhin e një veture në Vushtrri

Në bagazhin e një veture janë gjetur 10 pako të mbështjella që dyshohet se kishin substance narkotike të llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 18:00 në rrugën “Zymer Hajrizi” në Vushtrri.

Fillimisht Policia kishte informacion se një person po merrej me shitblerje të substancave narotike, e më pas njësitet policore kanë shkuar në atë lokacion dhe kanë identifikuar pronarin e automjetit.

Pas identifikimit, zyrtarët policor kanë kërkuar nga ai që të hapte automjetin me qëllim të kontrollit në të.

Pronari nuk e kishte hapur automjetin sepse ishte arsyetuar se nuk e kishte çelësin, policia kishte konfiskuar veturën dhe pronari ishte shoqëruar në polici.

“Personi i dyshuar me iniciale E.F., 28 vjeçar, më pas kishte pranuar të hapte veturën ku zyrtarët policor kanë arritur të gjejnë në bagazhin e veturës 10 pako të mbeshjellura të cilët dyshohet se kishin substancë narkotike e llojit marihuanë, ku secila pako përmbante rreth 100 gram apo gjithsej një (1) kg substancë narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur se për këtë rast është njoftuar Njësia e hetimit të trafikimit të narkotikëve, të cilët se bashku me njësi policore te Stacionit Policor Vushtrri kanë shkuar në vendbanimin e personit të dyshuar për kontrolle të mëtejme.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika