Policia gjen në Viti lopë të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut – i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës, konkretisht policia kufitare, më datën 28 mars 2023 kanë pranuar informacione se nga fshati Tanushë, Republika e Maqedonisë së Veriut, dy automjete janë duke kontrabanduar disa kafshë.

Pas informacioneve të pranuara nga njësitë kompetente policore janë ndërmarrë veprime të menjëhershme në terren, duke bërë vëzhgimin e rrugëve ilegale, përmes të cilave po kryhej veprimtaria e dyshuar. Si rezultat, rreth orës 20:00 në fshatin Sodovinë e Qerkezve, Viti është identifikuar lokacioni ku po vendoseshin kafshët e kontrabanduara, në pronën e të dyshuarit M. J. viti i lindjes 1991, i cili dyshohet se me të vërejtur njësitë policore është larguar në drejtim të panjohur.

“Në të njëjtin lokacion janë hasur dy automjete të dyshuara me targa vendore, ku pas kontrollit të tyre në njërin nga mjetet janë gjetur të ngarkuara 3  (tre) krerë kafshë pa numër matrikulli, ndërsa në mjetin tjetër pavarësisht që ishte i zbrazur janë vërejtur gjurmë të bartjes së kafshëve”, thuhet në njoftimin për media.

Policia ka bërë të ditur se kontrolli është realizuar edhe në stallën e oborrit, me ç’rast janë gjetur 11 (njëmbëdhjetë) gjedhe dhe 1 (një) viç, që të gjitha pa nr. matrikulli por me veshë të shpuara, ku dyshohet se numrat matrikulues të tyre janë hequr.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mallra’, po ashtu janë njoftuar edhe inspektorët e AUV-it, ku nga ta është lëshuar procesverbal mbi konfiskimin e kafshëve të cilat janë tërhequr dhe janë dërguar në Terminalin Doganor te Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika