Policia gjermane shkatërron një rrjet veprash të falsifikuara, pritej të shiteshin deri në 14 milionë euro
Policia në Bavari ka sekuestruar vepra arti të falsifikuara nga Pablo Picasso, Rembrandt dhe Frida Kahlo në një bastisje në të gjithë Gjermaninë, Zvicrën dhe Litenshtajnin. Autoritetet bavareze thanë se i dyshuari kryesor është një 77-vjeçar gjerman i cili, së bashku me 10 bashkëpunëtorë, përballet me akuza për konspiracion dhe mashtrim. Autoritetet u bënë dyshuese […]
Policia në Bavari ka sekuestruar vepra arti të falsifikuara nga Pablo Picasso, Rembrandt dhe Frida Kahlo në një bastisje në të gjithë Gjermaninë, Zvicrën dhe Litenshtajnin.
Autoritetet bavareze thanë se i dyshuari kryesor është një 77-vjeçar gjerman i cili, së bashku me 10 bashkëpunëtorë, përballet me akuza për konspiracion dhe mashtrim.
Autoritetet u bënë dyshuese kur i dyshuari kryesor u përpoq të shiste dy vepra gjoja autentike të Picasso-s. Më pas ai u përpoq ta shiste “De Staalmeesters”, një vepër e famshme e piktorit holandez Rembrandt, për 120 milionë franga zvicerane, shkruan Euronews, transmeton Dukagjini.
Piktura u sekuestrua gjatë bastisjeve të koordinuara të kryera më 15 tetor në disa lokacione. Gjatë bastisjeve, u gjetën dhe sekuestruan një numër i madh veprash arti të dyshuara si të falsifikuara, së bashku me dokumente, skedarë, telefona celularë dhe të dhëna në cloud.
Policia bavareze tha se i dyshuari kryesor u përpoq të shiste 19 vepra të tjera të falsifikuara, të dyshuara si nga artistë të famshëm botëror, për shuma midis 400,000 dhe 14 milionë euro.















