Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Falsifikimit të Dokumenteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas disa muajsh hetime intensive ka zbuluar dhe dokumentuar veprimtari të dyshuar kriminale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve të pronave shtetërore.
Sipas njoftimi të Policisë, gjatë hetimeve është konstatuar se i dyshuari, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka falsifikuar dokumente që janë përdorur në procedura për bartje dhe legalizim të pronave nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), me qëllim të ndryshimit të pronësisë dhe tjetërsimit të pronave shtetërore në pronësi private. Pronat më pas janë shitur duke mashtruar blerësit dhe duke përfituar shuma të mëdha financiare me vlerë milionëshe, njofton Dukagjini.
“Në zbatim të Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, më datë01.11.2025, në dy rajone të vendit, policia ka realizuar kontrolle në njështëpi, tri banesa dhe dy garazhe që dyshohej se ishin nën mbikëqyrjetë të dyshuarit. Policia ka njoftuar se gjatë operacionit janë sekuestruar, dokumente që lidhen me rastin (kontrata shitblerjeje, regjistra tëparcelave, dosje pronash në gjuhën serbe, dokumente tëpaplotësuara të ish-RFJ-së), pajisje të përdorura për falsifikim (pesë makina shkrimi të vjetradhe një pajisje “Paper Trimmer”)”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu u sekuestruan edhe një revole e tipit Zaragio me 103 fishekë si dhe një telefon, një orë dore Rolex dhe një zinxhir dore Rolex.
Bazuar në provat e siguruara, ndaj të dyshuarit ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e këtyre veprave penale për falsifikim i Dokumenteve, legalizim i përmbajtjes së rreme, mashtrimi dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.