Policia heq një kamerë ilegale në Leposaviq
Një kamerë ilegale është hequr në veri të vendit, konkretisht në Komunën e Leposaviqit. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin Mitrovicë-Veri, Veton Elshani, ka bërë të ditur se ajo ishte vendosur në një shtyllë elektrike, afër objektit të Elsktoseverit dhe e njëjta tashmë është larguar nga Policia e Kosovës. Bëhet e ditur se kamera u ka […]
Një kamerë ilegale është hequr në veri të vendit, konkretisht në Komunën e Leposaviqit.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin Mitrovicë-Veri, Veton Elshani, ka bërë të ditur se ajo ishte vendosur në një shtyllë elektrike, afër objektit të Elsktoseverit dhe e njëjta tashmë është larguar nga Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se kamera u ka shërbyer institucioneve të sigurisë në Serbi për të monitoruar rrugët.
Ndërkohë, nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me rastin.















