Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar të gjitha rastet që ndodhën të hënën në veri të Kosovës, gjatë protestës së serbëve në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok

Njesia Speciale e Policise se Kosoves

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit – Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata aktualisht vlerësohet të jetë e brishtë, por e qetë.

Nëpërmjet një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me KFOR-in vazhdon të sigurojë rendin dhe sigurinë publike në kontekstin e zhvillimeve të ndodhura në protestat e fundit në veri të vendit.

Po ashtu, sipas njoftimit, njësitet policore po ndërmarrin veprime hetimore për rastet dhe zhvillimet e djeshme.

“Referuar rrethanave dhe zhvillimeve të ndodhura dje (29.05.2023), ku protestues, individë/grupe kriminale, me dhunën ekstreme të shfaqur, kanë bërë që situata në aspektin e sigurisë në veri të vendit të përshkallëzohet dhe të degradojë deri në rrezikim të jetës së njerëzve, përfshirë jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë. …Njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastet dhe zhvillimet e djeshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe të mos përfshihen në protesta të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato.

Një ditë më herët, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika