Policia e Kosovës po heton një rast të dyshuar dhunimi të raportuar në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar më 14 korrik 2026, rreth orës 14:00.
“Është pranuar një informatë për një rast dhunimi. Policia e ka trajtuar rastin”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për ekzaminime më të hollësishme mjekësore.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera për shkak të natyrës së ndjeshme të rastit.