Policia heton vdekjen e një burri në Prizren, i cili ishte dërguar i plagosur në spital
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Prizren, i cili të dielën ishte dërguar i plagosur në emergjencën e spitalit rajonal. Mjeku kujdestar në spital ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar […]
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Prizren, i cili të dielën ishte dërguar i plagosur në emergjencën e spitalit rajonal.
Mjeku kujdestar në spital ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa armë dhe municion.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë me 8 fishekë, një gëzhojë, një predhë dhe një pushkë gjahu me dylbi, e cila kishte 12 fishekë.
Sipas Policisë, viktima kishte leje për të gjitha këto armë.
“Armët janë konfiskuar nga njësitet policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin policor.
“Prizren / 20.07.2025 – 11:25. Është raportuar se një viktimë mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren i plagosur. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur një pistoletë me 8 copë fishekë, një gëzhojë fisheku dhe një predhë, po ashtu një pushkë gjuetie me dylbi me 12 copë fishekë, për të cilat armë viktima posedonte leje. Armët janë konfiskuar nga njësitet policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.















