Policia ia konfiskon mbi 30 mijë euro shtetasit të Serbisë në Leposaviq

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar mbi 30 mijë euro të padeklaruara në fshatin Bistricë të komunës së Leposaviqit.

Personi i dyshuar me inicialet M.R., është shtetas i Serbisë, i cili është ndalur nga Policia në një pikë kontrolli, ku edhe i janë gjetur të hollat në makinën që po voziste.

“Me datën 22.01.2023 rreth orës 00:28, Njësia Speciale Operative përderisa po realizonin një pikë kontrolli në fshatin Bistricë, kanë ndaluar veturën Skoda ngjyrë e zezë me targa të huaja me vozitës M.R (2003), shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur një sasi e konsiderueshme e të hollave në vlerë prej 30.870 euro, të cilat personi i dyshuar i kishte të padeklaruara”, ka njoftuar Policia.

Policia njoftoi se “në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka sugjeruar të iniciohet vepra penale ‘Mosdeklarim i pasurisë’ dhe të konfiskohen të hollat”.

Personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në vend.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika