Policia identifikon dy persona “me interes për intervistim” për shpërthimin në veri

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se janë identifikuar dy persona "me interes për intervistim" lidhur me shpërthimin e një granate dore që ndodhi mbrëmë në veri, ku si pasojë u lënduan dy persona

Janë identifikuar dy persona “me interes për intervistim” lidhur me shpërthimin e një granate dore, mbrëmë në veriun e vendit.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Njësiti i Hetimeve Rajonale Mitrovica Veri ka vazhduar punën sot me intensitet të shtuar dhe tashmë i ka identifikuar 2 persona të cilët janë persona me interes për intervistim. Të njëjtit i kemi kërkuar edhe në shtëpitë e tyre, por nuk janë aty”, ka thënë Elshani.

Elshani ka thënë se besohet që ky konflikt ka qenë pasojë e problemeve të mëhershme në mes të këtyre personave.

Ndryshe, dy persona kanë mbetur të plagosur të hënën mbrëma në veri të Mitrovicës, si pasojë e këtij shpërthimi.

Njëri nga të plagosurit, sipas policisë, ka marrë lëndime të rënda, por që i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Valon Preteni nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, për Portalin Dukagjini, më herët ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar si “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lexo dhe: Prokuroria jep detaje për shpërthimin në veri: Një person hodhi mjetin shpërthyes në drejtim të dy viktimave

“Me datë 15 janar 2024 rreth orës 23:52, rrugën ‘Knjaz Millosh’ në Mitrovicë të Veriut, një person deri tash i paidentifikuar ka hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore, në drejtim të dy viktimave të cilët kanë pësuar plagë trupore. Prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me policinë rasti është duke u hetuar për veprat penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’, ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, ka deklaruar Preteni.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika