Policia interviston disa persona në lidhje me rastin e rrahjes së 3-vjeçarit në një kopsht të Fushë-Kosovës

Policia e Kosovës ka deklaruar se është informuar në lidhje me rastin e rrahjes së 3-vjeçarit në një kopsht në Fushë-Kosovë dhe se ka intervistuar disa persona në lidhje me këtë rast, si dhe po vazhdon me mbledhjen e provave

Policia e Kosoves/ Foto: Visar Loku

Policia e Kosovës ka njoftuar se është informuar në lidhje me rastin e rrahjes së 3-vjeçarit në një kopsht në Fushë-Kosovë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës është informuar lidhur me shqetësimet e ngritura në publik pas pamjeve të publikuara ndërlidhur me pretendimet për sjellje të papërshtatshme, në kundërshtim me etiken, apo me nuanca dhune, nga ana e disa edukatoreve në një kopsht fëmijësh në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas policisë, zyrtarët janë duke mbledhur provat dhe duke intervistuar personat që kanë mundur të jenë të implikuar në rast.

“Aktualisht zyrtarët policor po vijojnë punën për mbledhjen e të gjitha provave që janë të arritshme, intervistimin e personave që në çfarëdo rrethane dhe çfarëdo cilësie kanë mundur të jenë të implikuar në rast, po shqyrtohen raportet mjekësore, pamjet e publikuara si dhe po analizohen ato”, thuhet tutje në komunikatë.

Megjithatë, policia nuk ka njoftuar për të arrestuar në lidhje me këtë rast, pavarësisht se më herët u raportua se tri edukatore janë intervistuar.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika