Policia iraniane shpërndan turmën nga godina e shembur në të cilën kishin vdekur 28 persona

Pas shembjes së një ndërtese në Iran, kanë vdekur rreth 28 persona të cilët kishin mbetur nën gërmadha. Pas kësaj ngjarje një turmë e njerëzve ishin mbledhur pranë ndërtesës së shembur, ku policia iraniane ishte detyruar t’i shpërndajë ata

Iran. Foto/AP

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve iraniane Fars, ka njoftuar se policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka qëlluar në ajër për t’i shpërndarë njerëzit që ishin mbledhur pranë vendit të ndërtesës 10-katëshe të shembur që si pasojë kishte lënë 28 të vdekur.

Raporti tha se të premten njerëzit këmbëngulnin të hynin brenda ndërtesës, ky tubim pastaj u shndërrua në revoltë. Policia ka ndërhyrë dhe shpërndarë njerëzit nga ajo zonë.

Kurse, sipas të dhënave tjera të raportit, në qytetet tjera njerëzit janë mbledhur në mënyrë paqësore për të mbajtur zi për viktimat.

Një video e postuar në internet ka treguar oficerin e sigurisë në Abadan duke bërtitur “kthehu prapa” derisa me armën e tij ka qëlluar drejt një grupi njerëzish.

Të hënën është shembur një godinë në ndërtesën e Metropolit në Abadan që ishte në ndërtim e sipër.

Ekipet e shpëtimit të shtunën nxorrën dy trupa të tjerë nga rrënojat duke e çuar numrin e të vdekurve në 28.

Iranianët i vajtojnë të vdekurit. Foto/AP

Sipas autoriteteve, tridhjetë e shtatë persona kanë shpëtuar dhe tre prej tyre po trajtohen ende në spital. Por, ishte e paqartë se sa njerëz të tjerë janë “varrosur” nën rrënoja.

Autoritetet kanë arrestuar 13 persona si pjesë e një hetimi të gjerë për shembjen e ndërtesës, duke përfshirë edhe kryetarin e bashkisë së qytetit.

Shembja vdekjeprurëse ka ngritur pikëpyetje për sigurinë e ndërtesave të ngjashme në vend dhe ka nënvizuar një krizë të vazhdueshme në projektet e ndërtimit iranian.

Shembja u kujtoi shumë njerëzve zjarrin e vitit 2017 dhe shembjen e ndërtesës ikonë Plasco në Teheran që vrau 26 njerëz.

Zyrtarët e provincës Abadan kanë përmendur “mosrespektimin e standardeve teknike” dhe “ndërtimin e tepërt”, duke thënë se neglizhenca shkaktoi shembjen.

Sipas ligjit, ndërtesa lejohej të kishte vetëm gjashtë kate, por megjithëkëtë asaj iu kishin shtuar edhe katër të tjera.

Ndërkohë, media shtetërore raportoi të shtunën se dy policë dhe një civil u plagosën kur dy persona të armatosur i qëlluan ata në qendër të Teheranit. Thuhet se një oficer ishte në gjendje kritike.

Raporti i IRNA-s, ka thënë se një nga sulmuesit është arrestuar.

Në fillim të këtij muaji, një anëtar i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit, kolonel Hassan Sayyad Khodaei, u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Teheran nga persona të armatosur të paidentifikuar me një motoçikletë.

Dhuna me armë është e rrallë në Iran, ku qytetarët lejohen të kenë vetëm pushkë gjuetie.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika