Policia jep detaje: Armatimi u gjet në banjon e hotelit “Rajska Banja”

Policia e Kosovës përmes raportit të përditshëm ka dhënë detaje në lidhje me armatimin që ka gjetur të premten në hotelin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit.

Në raport thuhet se armatimi u gjet në banjon e këtij hoteli, i cili dyshohet se ka qenë aty që nga sulmi në këtë fshat nga grupi kriminal i serbëve ndaj Policisë së Kosovës në shtator të vitit të kaluar.

“Njësiti i hetuesisë gjatë kontrollit në banjon e një hoteli ka gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje tjera. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Të premten, Policia e Kosovës ka njoftuar se në hotelin “Rajska Banja” ka konfiskuar një AK-47, karikatorë, fishekë, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, thikë, antiplumb e pajisje të tjera.

Policia gjen një AK-47 e pajisje të tjera ushtarake në hotelin “Rasjka Banja” në Zveçan

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika