Policia jep detaje nga aksioni antidrogë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin antidrogë, i cili kishte filluar mëngjesin e së mërkurës në pesë lokacione të ndryshme

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, në vazhdën e përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, më shtatë shtator ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të ndryshme për veprat penale që ndërlidhen me trafikimin e armëve dhe kultivimin e bimëve narkotike.

Si rezultat i veprimeve të marra, është realizuar operacioni policor në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe në rajonin e Pejës, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të 11 personave të dyshuar.

Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

“Njësitë policore në këto lokacione kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve të përfshirë në raste, me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, me ç’rast është gjetur një plantacion i bimëve narkotike në fushë të hapur (pyll)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Asgjësimi i bimëve narkotike

Gjatë këtij operacioni policor në të dy rajonet, në Pejë dhe në Mitrovicë të Jugut, janë sekuestruar provat materiale si armë, fishekë, bimë kanabisi, kokainë, para, telefona, dokumente relevante e të tjera.

“Janë sekuestruar shtatë armë (2 Ak47, 5 revole), rreth 70 fishekë kalibër të ndryshëm,  92 bimë kanabis (marihuanë) me lartësi 1- 1.5 m, mbi 25 gramë kokainë, 5500 euro (para të gatshme), 6 telefona, si dhe dokumente relevante për rastin”, vijon njoftimi.

Sekuestrimi i armëve

Policia e Kosovës, të mërkurën e shtatë shtatorit, ka nisur një aksion që përfshin pesë komuna.

Sipas zëdhënësit të prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, në shënjestër ishin disa persona që dyshohen për import dhe shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e Kosovës: Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione, ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit”, ka thënë Nikçi.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika