Policia jep detaje nga përleshja që ndodhi në Merdare
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me përleshjen e disa qytetarëve me zyrtarët policorë në Merdare. Sipas policisë, dy vetura fillimisht e kishin kaluar kolonën derisa të tjerët prisnin për ta kaluar kufirin. Pastaj të dyshuarit nuk u janë bindur urdhrave të policisë dhe i kanë sulmuar zyrtarët e tyre. Sipas njoftimit, dy […]
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me përleshjen e disa qytetarëve me zyrtarët policorë në Merdare.
Sipas policisë, dy vetura fillimisht e kishin kaluar kolonën derisa të tjerët prisnin për ta kaluar kufirin. Pastaj të dyshuarit nuk u janë bindur urdhrave të policisë dhe i kanë sulmuar zyrtarët e tyre.
Sipas njoftimit, dy të dyshuar janë me nënshtetësi kosovare, kurse njëri me të Shqipërisë.
Pas intervistimit ata janë liruar në procedurë të rregullt.
“Njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin. Pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë. Lidhur me rastin situata është vënë nën kontrollë, dhe personat e dyshuar dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë janë shoqëruar në stacionin policor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.















