Policia jep detaje nga sulmi fizik i Zemajt me një qytetar
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë nga sulmi fizik i deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, me një qytetar. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha për Dukagjinin se konflikti fizik ka ndodhur në ora 15:00 në sheshin “Ibrahim Rugova”. Pllana, mes tjerash, tha se palët e përfshira në këtë […]
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë nga sulmi fizik i deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, me një qytetar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha për Dukagjinin se konflikti fizik ka ndodhur në ora 15:00 në sheshin “Ibrahim Rugova”.
Pllana, mes tjerash, tha se palët e përfshira në këtë rast janë duke u intervistuar.
“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë”, tha Pllana për Dukagjinin.
Incidenti fizik me një qytetar, Zemaj: Reagova në vetëmbrojtje në afekt, kërkoj falje publike















