Policia jep detaje nga sulmi me shok bombë në Zveçan

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me sulmin me shok bombë në Zveçan

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person apo persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet se ka qenë shok bombë.

Sipas njoftimit, nuk ka pasur as të lënduar e as dëme materiale, teksa bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

Ngjarja, sipas Policisë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50

“Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitet kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika