Policia jep detaje nga therja e tre policëve në Prizren
Tre policët zyrtarë, dy meshkuj dhe një femër, kanë pranuar tretman mjekësor pas therjes me thikë nga një narkoman, pasditen e së shtunës. Për Portalin Dukagjini, togeri në stacionin e Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë përgjatë së shtunës se rasti ka ndodhur pasi zyrtarët policorë kishin shkuar për të intervenuar te një rast […]
Tre policët zyrtarë, dy meshkuj dhe një femër, kanë pranuar tretman mjekësor pas therjes me thikë nga një narkoman, pasditen e së shtunës.
Për Portalin Dukagjini, togeri në stacionin e Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë përgjatë së shtunës se rasti ka ndodhur pasi zyrtarët policorë kishin shkuar për të intervenuar te një rast i dhunës në familje. Ndërkaq, raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur masat e ndërmarra nga ana e Policisë së Kosovës.
“Raportohet se dy meshkuj dhe një femër kosovare, pjesëtarë të PK-së (në detyrë zyrtare), kanë pranuar tretman mjekësor, pasi gjatë një intervenimi janë therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (narkoman) i cili ishte i ngujuar (mbyllur) në një dhomë shtëpie. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Togeri Bytyqi përgjatë telefonatës së djeshme me Portalin Dukagjini ka bërë të ditur se të tre zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë.
Tre policë theren me thikë në Prizren – Për arrestimin e të dyshuarit ndërhyn edhe NjRSh-ja















