Policia jep detaje për vrasjen dhe plagosjen e pesë personave në Prishtinë

Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në lagjen Aktash të Prishtinës

Pamje nga vendi i ngjarjes, në lagjen Aktash të Prishtinës, 1 shtator 2024.

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri, që ndodhën në orët e mbrëmjes të së dielës në lagjen Aktash të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) që e kanë tërhequr trupin për obduksion.

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e  plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente, Avdush Bajgora, ka konfirmuar për Dukagjinin se të plagosurit janë duke u trajtuar në QKUK, ku tre prej tyre thuhet se janë në gjendje të rëndë.

Ai ka informuar shkurtimisht se pacientët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ngjarja dyshohet të ketë filluar në një lokal e më pas ka kaluar edhe në rrugë.

Përveç 5 të plagosurve që janë në intensivë, që automatikisht llogariten të arrestuar, siç raporton Kallxo.com, Policia ka ndaluar edhe një person tjetër, ndërsa janë në kërkim të së paku edhe dy personave të tjerë të dyshuar.

Të shtënat me armë zjarri, dyshohet se njëri nga të plagosurit është Salih Sekiraqa

Vdes një person pas të shtënave në Aktash të Prishtinës

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika