Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm me fatalitet në Prishtinë

Dje në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë ka ndodhur një aksident si pasojë e të cilit ka vdekur një person. Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se rasti tashmë është nën hetime

Pamje nga aksidenti

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm me fatalitet në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku si pasojë ka vdekur një person.

Në raportin ditor të policisë thuhet se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe se rasti është nën hetime.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 26.02.2024 – 12:50. E dyshuara femër kosovare duke e drejtuar veturën e saj ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Një person ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në Prishtinë.

Një veturë e ka goditur semaforin dhe i njëjti më pas ka goditur një qytetar.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se Prokuroria ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rastin.

Lexo më shumë: Prokuroria nis hetimet për aksidentin me fatalitet në Prishtinë

Ajo, në një përgjigje me shkrim për Dukagjinin, ka thënë se hetimet po kryhen në bashkëpunim me policinë dhe kanë dërguar në inicimin e një rasti penal “Rrezikimi i Trafikut Publik” me fatalitet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika