Policia jep detaje për aksidentin në veri ku u lënduan tetë policë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi mbrëmë në veri të vendit, ku mbetën të lënduar tetë pjesëtarë të policisw

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi mbrëmë në veri të vendit, ku mbetën të lënduar tetë pjesëtarë të policisw.

Në raportin 24-orësh thuhet se polici që drejtonte automjetin e ka humbur kontrollin mbi të dhe ka dalë jashtë rrugës dhe si pasojë, lëndime ka marrë vetë ai dhe shtatë policë të tjerë, që kanë qenë në kryerje të detyrës.

“Rr. Nacionale, Grabovc / 13.12.2024 – 20:15.  Raportohet se pjesëtari i PK-së duke drejtuar automjetin zyrtar të blinduar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe shtatë (7)  pjesëtarë të PK-së, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës. Zyrtarët janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes sipas procedurave kanë dalë edhe IPK-ja”, thuhet në raport.

Ndryshe, tetë policë janë lënduar nga aksidenti i autoblindës në fshatin Grabovc afër Zveçanit në veri të Kosovës.

Të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, kështu ka bërë të ditur Nita Mustafa-Hakaj, zëdhënëse për media e Spitalit të Mitrovicës.

Derisa katër zyrtarë policorë janë nisur për të vazhduar tretmanin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkohë, aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur autoblinda e Policisë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika