Policia jep detaje për arrestimin e aktivistëve të ORCA-s
Gjatë kësaj të hëne janë arrestuar dy aktivistët e ORCA-s, Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha. Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 11:30, në stacionin policor Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar dy persona për një rast ‘Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës […]





Gjatë kësaj të hëne janë arrestuar dy aktivistët e ORCA-s, Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha.
Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:30, në stacionin policor Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar dy persona për një rast ‘Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’. Pas intervistimit të palëve të përfshira në rast, dy personat e dyshuar, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti.
Të hënën e 14 nëntorit, aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, janë arrestuar pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.
Në njoftimin e ORCA-s thuhet se në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, “ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal”.




















