Policia jep detaje për gjetjen e armëve dhe municionit në Vushtrri

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin vend janë gjetur një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tre karikatorë, 360 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 4 granata dore dhe një tromblon

Foto ilustruese

Mbrëmjen e së hënës, Policia e Kosovës kanë tërhequr mjete shpërthyese, armë e municion në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Një person kishte raportuar se teksa ishte duke mbledhur hekurina në një vend ku hidhen mbeturinat, kishte hasur në armë zjarri.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në të cilin vend janë gjetur një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tre karikatorë, 360 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 4 granata dore dhe një tromblon.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke mbledhur hekurina në një vend ku hidhen mbeturina, kishte hasur në armë zjarri dhe mjete shpërthyese. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në të cilin vend janë gjetur: një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tre karikatorë, 360 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 4 granata dore dhe një tromblon. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet relevante të FSK-së dhe KFOR-it. Mjetet shpërthyese janë tërhequr nga njësiti i FSK-së, kurse armët dhe municioni janë tërhequr nga njësitet policore”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika