Policia jep detaje për plagosjen në Lipjan, arrestohen tre të dyshuar

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të martën e pesë marsit në Lipjan ndërsa tre persona janë arrestuar të cilët dyshohet se janë të involvuar në këtë rast

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të martën e pesë marsit në Lipjan.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se tre persona janë arrestuar, të cilët dyshohet se janë të involvuar në këtë rast.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, teksa i njëjti po trajtohet në QKUK.

Policia e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Lipjan 05.03.2024 – 20:30. Pas një rasti ku janë përdorur edhe armë zjarri, janë arrestuar tre persona që dyshohet që janë përfshirë në rast, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika