Një person është plagosur të dielën mbrëma në Prishtinë rreth orës 22:34.

Sipas policisë thuhet se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dy të dyshuarve (pasagjerë).

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.

 “Prishtinë  02.03.2025, 22:34. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje, është plagosur me armë zjarri nga dy persona (pasagjerë) meshkuj të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.