Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri

Nga të shtënat me armë zjarri në Vushtrri, një person ka mbetur i plagosur në të dyja këmbët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilët kanë gjetur katër gëzhoja, e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole

Ilustrim

Një person është plagosur në të dyja këmbët, nga të shtënat me armë zjarri në Vushtrri.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:35, në rrugën “Hamdi Krasniqi”, në Vushtrri.

Siç thuhet në raport, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti, ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar, duke e plagosur në të dy këmbët. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit, viktimës, fillimisht, i është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë, e më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Prishtinë.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Tutje në raport, thuhet se një predhë ka qëlluar në dritaren e një shtëpie, por përveç dëmtimit të dritares, pasoja në njerëz nuk ka pasur.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika