Policia jep detaje për vdekjen e 39-vjeçarit nga rënia e lisit
Një 39-vjeçar ka vdekur në fshatin Burnicë të Gjilanit, si pasojë e rënies së lisit mbi të, derisa ishte duke prerë drunjë, pasditen e së martës. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Ju njoftojmë se sot me datën 09.08.2022, rreth orës 16:53, kemi […]
Një 39-vjeçar ka vdekur në fshatin Burnicë të Gjilanit, si pasojë e rënies së lisit mbi të, derisa ishte duke prerë drunjë, pasditen e së martës.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se sot me datën 09.08.2022, rreth orës 16:53, kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i kosovës (1983 ) me vendbanim në komunë të Kaqanikut ishte duke prerë drunjë, në një moment një lis e ka zënë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marrura rreth orës 18:00, mjeku kujdetar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësitë relevante për tu marrë me rastin..”, ka thënë Hashani.
Ndër të tjera, zëdhënësi i Policisë së Kosovës bën të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit do të dërgohet në IML.















