Policia jep detaje për zjarrin në IML
Gjatë mbrëmjes të së shtunës, Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore ka shpërthyer një zjarr. Për këtë, Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka thënë rreth këtij rasti se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. […]
Gjatë mbrëmjes të së shtunës, Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore ka shpërthyer një zjarr.
Për këtë, Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka thënë rreth këtij rasti se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Në njoftim thuhet se nuk raportohet për të lënduar.
“Instituti i Mjekësisë Ligjore, Prishtinë 25.03.2023, 20:20. Është raportuar se është përfshirë nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Njësit policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.















