Policia jep sqarimet e fundit për rastin në Shtërpcë, mosha e njërit të plagosur u raportua gabimisht
Policia e Kosovës ka dhënë sqarime shtesë për plagosjen e dy personave në Shtërpcë, të premten e 6 janarit. Në sqarimin e Policisë thuhej se fillimisht nga informatat e para që kanë pranuar, kanë njoftuar se janë plagosur dy persona, një person 11 vjeçar dhe një person 31 vjeçar. Mirëpo, Sektori Rajonal i Hetimeve, pasi […]
Policia e Kosovës ka dhënë sqarime shtesë për plagosjen e dy personave në Shtërpcë, të premten e 6 janarit.
Në sqarimin e Policisë thuhej se fillimisht nga informatat e para që kanë pranuar, kanë njoftuar se janë plagosur dy persona, një person 11 vjeçar dhe një person 31 vjeçar.
Mirëpo, Sektori Rajonal i Hetimeve, pasi ka bërë verifikimin e personave të plagosur dhe moshës së tyre, rezulton të jenë plagosur, një person 11 vjeçar dhe një person 21 vjeçar.
“Në lidhje me personat e plagosur në Shtërpcë , fillimisht nga informatat e para që kemi pranuar, ju kemi njoftuar se janë plagosur dy persona, një person 11 vjeçar dhe një person 31 vjeçar. Mirëpo, Sektori Rajonal i Hetimeve, pasi ka bërë verifikimin e personave të plagosur dhe moshës së tyre, rezulton të jenë plagosur, një person 11 vjeçar dhe një person 21 vjeçar”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.















