Policia ka sekuestruar mbi 18 kilogramë drogë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë  të  ditur se ka sekuestruar mbi 18 kilogramë drogë të llojit marihuanë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestrua mbi 18 kilogramë drogë e llojit marihuanë  në komunën e Prishtinës.

Në njoftim thuhet se, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në luftën e saj kundër drogave ka vazhduar punën dhe angazhimin e saj në zgjerimin e hetimeve lidhur me rastin paraprak të koduar ‘’Peshorja’’.

“..(ku me datë 29.12.2022 rreth orës 10:45 kishte realizuar operacionin taktik dhe si rezultat ishin arrestuar tre (3) persona të dyshuar dhe ishin konfiskuar 1 kg 214.75 gr. substancë e dyshuar narkotikë), dhe sot me datë 16.01.2023 gjatë zbatimit të masave të veçanta të autorizuar edhe nga Prokuroria dhe Gjykata Themelore në Prishtinë është ndaluar vetura golf 3 me targa vendore që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (V.K; 1982) dhe gjatë kontrollit është gjetur substance e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë”, thuhet në njoftim e Policisë .

Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me Urdhër verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Prishtinë është realizuar një operacion kontrolli në dy shtëpi në Prishtinë dhe një shtëpi në Barilevë, KK-Prishtinë.

Polica ka njoftuar se në  lokacionin e parë  gjatë realizimit të kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar” (18 kg 300 gr.) substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë. (1) veturë  me targa vendore. (1) telefon”.

Ndërkaq, gjatë  kontrollit të  dy të shtëpive, dy persona tjerë të dyshuar me iniciale (V.K; 1994 dhe S.S; 1979) nuk kanë qenë në shtëpi dhe të njëjtëve u është lënë ftesa për lajmërim në Polici.

Në njoftim thuhet se në realizim të këtij operacioni policor antidroga është mbështetur edhe nga Njësia K9 dhe Njësia e Krim Teknikes Regjionale Prishtinë.

Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarit tani më të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, përderisa hetime nga antidroga e Policisë së Kosovës janë në proces lidhur me rastin.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika