Policia ka sekuestruar nëntë armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Nëpërmjet një njoftimi, policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë tri ditëve të fundit, zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, kanë sekuestruar nëntë armë zjarri dhe dy armë të ftohta, dhe gjithashtu janë shoqëruar në stacion policor dhjetë persona

Fotoilustrim

Policia e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë të ditur se gjatë tri ditëve fundit, nga zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, për armëmbajtje pa leje, janë shoqëruar në stacion dhjetë persona dhe janë sekuestruar nëntë armë zjarri dhe dy armë të ftohta ( thika).

Sipas njoftimit, sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme.

“Ndërkaq, personat e dyshuar pas intervistimit, janë proceduar më tej, konfrom vendimeve të prokurorit të shtetit”, thuhet në njoftim.

Nëpërmjet këtij njoftimi, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, ka bërë të ditur se konfrom kompetencave dhe autorizimeve ligjore është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë, rendit dhe qetësisë publike.

“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, konform kompetencave dhe autorizimeve ligjore është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë,  rendit dhe qetësisë publike”, ka përfunduar njoftimi.

Armët e sekuestruara
Armët e sekuestruara

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika