Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e të dyshuarve për “Lëndim trupor”

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e disa të dyshuarve për kryerjen e veprës penale "Lëndim trupor"

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e disa personave që dyshohen për kryerjen e veprës penale “Lëndim trupor”.

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar, Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga Prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në njoftim.

Personat që po kërkohen dyshohet se veprën penale “Lëndim trupor” e kanë kryer më 23 shtator 2023.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika