Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e personit të dyshuar për vrasjen e rëndë që ka ndodhur të hënën në Podujevë

Policia e Kosovës u ka bërë kërkesë qytetarëve për bashkëpunim për identifikimin e personit të dyshuar për vrasjen e rëndë që ka ndodhur të hënën e 11 shtatorit në Podujevë.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovëa.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet tutje në postim.

Një person është vrarë të hënën e 11 shtatorit në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, e një tjetër ka mbetur i plagosur.

Lexo dhe: Vrasja në Podujevë, gjithçka ndodhi në sytë e fëmiut 4-vjeçar

E gjithë ngjarja ndodhi në sytë e fëmiut të tyre, 4-vjeçar. Motivet në lidhje me rastin ende nuk dihen, teksa xhaxhai i viktimës thotë se i njëjti nuk kishte probleme më herët

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika