Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për vendndodhjen e dy të dyshuarve për tentim vrasje

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për zbulimin e vendndodhjes së dy personave të dyshuar për vrasje në tentativë në rrugën "Haxhi Zeka" në Prishtinë më 26 mars. Personat e dyshuar janë Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina

Foto nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e dy personave, të dyshuar për veprën penale – vrasje në tentativë, që ka ndodhur më 26 mars në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Personat e dyshuar sipas Policisë janë: Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Kushdo që ka çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendit të ndodhjes së personave të dyshuar mund të kontaktojë në:

E-mail: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Android #app: Lajmero Policine

Tel: 192

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika