Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e të dyshuarës për keqpërdorim të kartelave bankare

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuare, e cila është e përfshirë në një rast, "Shpërdorim i pasurisë së huaj" dhe "Keqpërdorim i kartelave bankare”

Foto e postuar nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuare në Prishtinë.

Ajo kërkohet për përfshirje në një rast, “Shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe “Keqpërdorim i kartelave bankare”, që është raportuar në polici në janar të këtij viti.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika