Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Driton Bekteshit, i dyshuar për tentim vrasje në Vushtrri.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij ta lajmërojnë. 

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimi të prokurorit të  Prokurorisë Themelore në Mitrovicë,  është autorizuar të publikoj fotografinë e personit të dyshuar me dhënat e poshtëshënuara, me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit  të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e Policisë.