Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje në Prishtinë. Sipas Policisë, i dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast vjedhje, që ka ndodhur në maj të këtij viti në Prishtinë. Policia ka publikuar fotografi të të dyshuarit. “Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, […]
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje në Prishtinë.
Sipas Policisë, i dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast vjedhje, që ka ndodhur në maj të këtij viti në Prishtinë.
Policia ka publikuar fotografi të të dyshuarit.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga Prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast vjedhje, që ka ndodhur në maj të vitit 2023 në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim e Policisë.
















