Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e 26-vjeçarit nga Peja

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale në Pejë, ka publikuar foton e një 26-vjeçarit, duke u bërë thirrje për bashkëpunim qytetarëve të Kosovës për arrestimin e tij

Fotoilustrim





Policia njofton se personi i kërkuar është Enis Rrahim Vejhapi, i lindur më 10 maj të vitit 1996 në Mitrovicë.

I njëjti dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

Policia thotë se publikimi i fotografisë dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar është bërë bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë.

Foto e postuar në llogarinë e Policisë së Kosovës

 

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika