Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia Pejë, në koordinim me prokurorin e Shtetit, kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e Hajder (Petref) Mukaj, i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Personi i dyshuar është identifikuar pas publikimit të fotografive, por policia kërkon informacione shtesë që mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacionit të tij.

Qytetarët që kanë ndonjë informacion mund të kontaktojnë policinë në numrin 192 ose përmes emailit: [email protected]