Policia kërkon ndihmë për kapjen e personit që dyshohet se shkaktoi aksident me fatalitet në Pejë

Policia e Kosovës ka publikuar një njoftim duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një 24-vjeçari, i quajtur Aaron Rexhaj, i cili dyshohet për shkaktimin e një aksidenti trafiku fatal. Personi i kërkuar është i lindur më 5 maj 1999, në Paderborn, Gjermani dhe aktualisht banon në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, Kosovë

Policia e Kosovës (PK) përmes publikimit të fotografisë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një 24-vjeçari, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet.

Sipas një njoftimi zyrtar, personi i kërkuar është Aaron Rexhaj, i  lindur më 5 maj 1999, në Paderborn të Gjermanisë.

Në kouminkatën e Policisë thuhet se ai tani është me vendbanim në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar për shkaktim të aksidentit me fatalitet në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Policia të dielën ka njoftuar se një këmbësor 41-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë, teksa ngasësisi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika