Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të identifikuar vendndodhjen e Arber Havollit, i dyshuar për vrasjen që ndodhi më 6 shtator në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës. Sipas njoftimit, njësiti i hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë kompetente, është duke zhvilluar hetimet, ndërsa i dyshuari […]
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të identifikuar vendndodhjen e Arber Havollit, i dyshuar për vrasjen që ndodhi më 6 shtator në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.
Sipas njoftimit, njësiti i hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë kompetente, është duke zhvilluar hetimet, ndërsa i dyshuari ndodhet ende në arrati.
Rasti lidhet me ngjarjen e rëndë të së shtunës, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Bashkim Spahiu.
Dyshohet se motivi i krimit ishte një borxh.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të ofrojnë çdo informatë që mund të ndihmojë në lokalizimin e të dyshuarit, duke kontaktuar direkt organet e rendit.
















