Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të dyshuare
Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e një gruaje. Sipas policisë, e dyshuara kërkohet nga policia për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, që ka ndodhur më 3 gusht të këtij viti. “Personi kërkohet për veprën penale ‘Lëndim i letë trupor’, e cila ka […]
Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e një gruaje.
Sipas policisë, e dyshuara kërkohet nga policia për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, që ka ndodhur më 3 gusht të këtij viti.
“Personi kërkohet për veprën penale ‘Lëndim i letë trupor’, e cila ka ndodhë më 03.08.2024 në rrugën ‘Adem Jashari’ në Prizren”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.















