Sektori i Hetimeve të Prishtinës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, me qëllim të identifikimit të një personi të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.

Me autorizim nga prokuroria kompetente, policia ka shpërndarë fotografinë e personit të dyshuar dhe ka kërkuar nga qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të kontaktojnë autoritetet përmes numrit të telefonit 192 ose në adresën elektronike: [email protected].

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.