Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Sulm”.
Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se personi në fjalë shihet në një fotografi të publikuar, ndërsa qytetarët që kanë informacione për identitetin ose vendndodhjen e tij ftohen t’i ndihmojnë hetimet.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit 192”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin, ndërsa ka ftuar qytetarët që çdo informacion ta ndajnë me organet kompetente.
