Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për “vjedhje grabitqare”

Policia ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për implikim në veprën penale: vjedhje grabitqare

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për “vjedhje grabitqare”.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e të dyshuarit, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës, ose të raportojnë në mënyrë anonime përmes aplikacionit “lajmëro policinë”.

“Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor Jugu në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale ‘Vjedhje grabitqare’. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika