Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes të shtuar gjatë ngasjes, kur ka reshje të shiut dhe rrugë të mbuluara me ujë.
Bazuar në situatën e tanishme, ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti te shoferët të automjeteve për kujdes të shtuar.
Po ashtu, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës në mes të mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë.